Presidenti amerikan Barak Obama i ka bere thirrje kongresit amerikan te mos lejoje qe divergjenca te vogla te vonojne aprovimin e planit te tij ambicioz te rimekembjes se ekonomise.Obama foli me heret ne zyren Ovale ne Shtepine e Bardhe perpara se Senati te marre ne shqyrtimin planin stimulues te ekonomise prej gati 890 miliarde dollaresh i cili u aprovua javen e shkuar nga Dhoma e Perfaqesuesve. Plani mund te hase ne kundershtimet e Republikaneve te cilet kerkojne zvogelimin e metejshem te shpenzimeve publike dhe me pak taksa. Ajo qe mund te bejme eshte qe divergjencat modeste mes nesh te mos pengojne progresin e shpejte te planit tha Obama para gazetareve. Nderkohe Presidenti i SHBA Barak Obama eshte i gatshem te dergoje 15 mije ushtare shtese ne Afganistan. Vendimi do te behet i ditur nga ministri i Mbrojtjes Robert Gejts ne nje konference per shtyp ne Pentagon. Behet fjale per 2 njesi te ushtrise dhe nje te marinsave amerikane. Obama la te nenkuptohej dje kthimin e nje numri te madh te uhstareve qe ndodhen ne Irak.