Shtëpia e Bardhë, ka paralajmëruar se presidenti Barack Obama mund të vendosë veton ndaj planit për kufirin e borxhit të propozuar nga Dhoma e Republikanëve.

Ndërkohë, plani i John Boehner për të shkurtuar shpenzimet publike dhe për të ngritur kufirin është përplasur me rezistencën e rangjeve të larta të partisë së tij. Votimi i planit në Dhomën e Përfaqësuesve u shty për një ditë tjetër pas ngritjes së dyshimeve mbi shkurtimet e propozuara.


Shtetet e Bashkuara kanë një deficit buxhetor që këtë vit ka arritur në 1.5 trilionë dollarë dhe ka grumbulluar një borxh kombëtar prej 14.3 trilionësh.


Kompetenca e qeverisë për të marrë para hua është bërë e pavlefshme dhe SHBA rrezikojnë një “default” të borxhit nëse Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë nuk bien dakord mbi një plan brenda së martës së ardhshme.