Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka bërë të ditur se objektivi kryesor i klubit është që gjatë afatit kalimtar të verës të transferojë një top-futbollist.

Bianconerët janë në kërkim të një emri të madh pas dështimit për blerjen e Sergio Agueros nga Atletico Madridi gjatë vitit të kaluar.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është një objektiv i Juventusit për sezonin e ardhshëm por fillimisht duhet të sjellim një top-futbollist”, tha Agnelli për La Stampa.

“Transferimi i një futbollisti të nivelit të lartë në dy vitet e fundit do të ishte humbje e kohës dhe parave. Do të ishte sikur blerja e një televizioni të madh kur fillimisht duhet të ndërtoni një shtëpi”, përfundoi ai.