Lushnje- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka inspektuar sot punimet e rrugës Lushnje-Berat.

Zoti Olldashi deklaroi se punimet në lotin e pare të rrugës Lushnje-Berat po ecin me ritme mjaft të mira, ndërkohë që Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi se po përgatitet të nisë procedurat për lotet e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm.

Punimet po ecin mjaft mirë, trajektoria e lotit të parë është pothuajse e plotësuar me shtresat e veta të zhavorit ,mbetet për tu hedhur shtresat e stabilizantit dhe paketa asfaltike.Është e rëndësishme të theksojmë se paralelisht me këtë kontratë ministria e Punëve Publike ka inkorporuar edhe mirëmbajtjen e rrugës ekzistuese, rrugës së vjetër Lushnjë-Berat-tha Olldashi.

Ndër të tjera ministri Olldashi tha se Drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve po përgatit programin e vet finaciar për të tenderuar lotet e tjera të këtij aksi me synimin që në vjeshtë të fillojnë punimet edhe nga krahu tjetër, nga Berati në drejtim të Lushnjes.

/IDEA/