Organizata e minoritetet etnik grek, Omonia, reagoi ashpër dhe u distancua nga krijimi i një tjetër partie që do të përfaqesojë grekët e Shqipërise, si dhe kritikoi rolin përcarës që ka luajtur dhe po luan PD përballë minoritetit.

Duke ju referuar krijimit të partise së re me emrin MEGA, në deklaratë thuhet se, “kjo përpjekje nuk ka asnjë lidhje me Omonian, qofte përsa i përket linjës politike, aq edhe aktivitetit institucional të organeve drejtuese te saj”.

“Omonia këmbengul në faktin se shpërndarja e aktivitetit elektoral të anëtarëve të komunitetit etnik grek nëpër partitë e madha dhe aq me tepër një carje e re brenda saj, nuk i shërbejnë përpjekjeve për përmiresimin e pozicionit të ketij komuniteti në realitetin shqiptar”, thuhet ndër të tjera.

“Veprimet e këtij lloji për corientimin e minoritetit etnik grek, Omonia i ka denoncuar herë pas here dhe sidomos muajt e fundit, përpara dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të verës së kaluar”, shton Omonia. Sipas kësaj organizate, fajtor për këtë situatë është shtëti.

“Eshtë e qartë se kemi të bejme me një këmbengulje të verbër të disa segmenteve të mekanizmave shtetërore dhe të partisë në pushtet për të dobësuar pozicionin e Omonias dhe të PBDNJ. Objektivi mbetet i pandryshuar; në vend që qeveria të plotësoje kërkesat në rritje për më shumë dinjitet të këtij komuniteti etnik, sic percaktohen shumë qartë në raportin e DASH dhe të Këshillit të Europës, synon një manipulim të pamoralshem politik”, thuhet më tej.

Në mbyllje të deklaratës, vihet ne dukje se Omonia ashtu si deri më sot, do të funksionojë si një faktor i rëndësishem politik dhe në të njëjtën linjë politike dhe partneriteti me PBDNJ dhe se nuk rezulton asnjë ndryshim cilesor për të rishikuar këtë përvojë eficente bashkëpunimi.