Konferenca e jashtëzakonshme e degës së "Omonia"-s për Gjirokastrën përjashton Spiro Kserën nga radhët e saj. Gjatë kësaj konference janë bërë zgjedhjet e reja të degës së "Omonia"-s, kryetarit, kryesisë dhe koordinatorëve të komunave, ndërkohë që kryetar i ri i kësaj dege të saj është zgjedhur kryetari i Komunës së Dropullit të Poshtëm, Dhimitër Maluqi. Gjatë kësaj konference, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka vazhduar të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, ministrit dhe deputetit Spiro Ksera, duke e konsideruar atë si përçarës të PBDNJ-së dhe u bën thirrje anëtarëve të "Omonia"-s për të mbështetur PBDNJ-në dhe për të shtrënguar radhët rreth partisë së tij, të cilën ai e konsideron si partinë e vetme që përfaqëson më mirë se kushdo tjetër interesat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.