Nga Astrit VORPSI
Nëpërmjet njoftimit një ose disa ditë më parë se në "x" mbrëmje do keni mundësi që të ndiqni emisionin "Opinion" të drejtuar nga Blendi Fevziu me temën i them vetes me një entuziazëm të brendshëm- ia vlen që të mos planifikosh gjë tjetër dhe të ndjekësh emisionin për të mësuar diçka të re që ndikon edhe opinionin e shoqërisë. Sa ndikohet shoqëria nga këta opinionistë do e shikojmë më poshtë.


E pret orën e emisionit dhe i ulur përballë ekranit fillon të njihesh me të ftuarit në studio. Shikon për çudi të njëjtat fytyra që ishin edhe mbrëmjen e kaluar kur, tema e diskutimit ishte nga një fushë tjetër e shoqërisë dhe të njëjtat fytyra u konsideruan si specialistë të asaj fushe. Kësaj skene me të njëjtët të ftuar i shtohet pastaj edhe ulja e tyre të rreshtuar në fronte në qëndrime përballë njëri-tjetrit, të gatshëm për përleshje. Në fillim e mendova si një rastësi këtë ulje të opinionistëve në këtë mënyrë, luftarake, por me kalimin e kohës u bë e qartë se ishte koncept regjisore, si i stisur në funksion të idesë së shkëmbimit të opinioneve, më tepër ndeshje opinionesh me ndeshje njerëzish ballë për ballë. E menduar kështu tregon se ne dimë të shkëmbejmë mendime vetëm në të tilla qëndrime ndeshjeje dhe nuk mund të përziejmë në të njëjtin rresht kolltuqesh opinionistin e qëndrimeve të kundërta. Aq e pritshme është kjo situatë ndeshëse sa Blendit i duhet të qëndrojë në këmbë dhe me krahët e hapura afrohet sa nga e majta në të djathtë për të qetësuar e frenuar ata që presupozohet se me forcën e argumentit do japin vlerësime objektive, me vlerë shoqërore por që në shumicën e tyre të lënë të zhgënjyer me vulgaritetin dhe cektësinë që i karakterizon.
Në fillimet e transmetimit "Opinion" kur Fevziu të tërhiqte me mënyrën e organizimit dhe seriozitetit në përgatitje për pyetjet që do bënte gjatë emisionit thoja me vete- uroj që të mos i mbushet mendja shpejt se ai bën emisionet më të mira ose, sipas shkodranëve uroja që të mos i hynte shpejt vetja në qejf.
E kishte seriozisht në fillim sepse, i duhej të krijonte portretin e një  gazetari krijues në konceptim, me shpalosje kulture të gjerë mbi problemin që do trajtonte dhe pyetjet delikate të ftuarve, me look modern i tipit perëndimor, me tendencë imitimi italianët përballë, elitë gazetarie, ndryshe nga shablloni i mëparshëm stereotip. Me të ftuarit VIP-a në fillim ia arriti dukshëm këtij qëllimi profesional dhe krahas fitimit financiar siguroi edhe simpati të shikuesve. E kundërta e kësaj tabloje u shfaq dukshëm kur Blendi u përpoq mendueshëm, të transmetonte nga Uashingtoni ceremoninë e celebrimit të presidentit amerikan. Mbas kaq vitesh eksperience gazetarie televizive të Blendit prisja të shihja një gazetar që di të selektojë për shikuesit e tij një diçka pikante nga një ceremoni e tillë e ndjekur nga sytë e gjithë botës, prisja të paktën të përsëriste ndonjë thënie kuptimplotë të ndonjë emri të madh të politikës për këtë rast, të cilat ishin me shumicë ato ditë nëpër gazeta ndërkohë që, ai përsëriste pa pushim se e kishte shumë të vështirë të gjente hapësirën e nevojshme për transmetim dhe se kjo ishte një kthesë në historinë e re të botës pa harruar që të përsëriste se populli amerikan manifestonte nëpër rrugë për liderin afrikanoamerikan, simbol i një epoke të re.
Asnjë deduksion analizash të cilat nuk mungonin nëpër gazetat e shumta të ditës. Ai, një gazetar i posaçëm i dërguar në një eveniment të tillë duhet të na përcillte diçka të posaçme nga ekrani në ato dalje që kish në dispozicion. Sa shabllone tingëllonin shprehjet e tij nga Uashingtoni. Harroi që publiku i cili e ndiqte është mjaft i vëmendshëm në ato që sjell gazetari dhe aq më tepër që, ky publik ka një njohje masive të gjuhëve të huaja në sajë të të cilave shijon edhe brilante gazetarie nga vendet e tjera europiane, si italiane, franceze, angleze,gjermane, etj. Pra u shfaq në ekran i vetëkënaqur dhe arkivoi edhe një më shumë transmetim zhgënjyes live nga Uashingtoni.
Mendoj se u bë kohë që Fevziu ushqen brenda vetes mendimin se, unë tashmë jam i formuar si gazetar me emër të njohur dhe jam në gjendje që të zotërojë çdo situatë në një transmetim televiziv, aq më tepër që eksperienca e fituar nuk më lë asnjë çast në baltë. Është një mendim bindës në vetvete i tillë si ai i një nxënësi në gjimnaz që ka mësuar mirë gjatë vitit. Në sezon provimesh përfundimtare ka vetësiguri dhe nënvlerëson seriozitetin e përgatitjes sipas skemës së provimit me mendimin se i di përgjithësisht lëndët dhe përgatitja e vitit nuk do e lerë në baltë. Mirëpo provimet kërkojnë përgatitje të veçantë ndërsa vetësiguria e deriatëhershme e lë në baltë duke e zhgënjyer kështu mësuesin që pret prej të dalluarit të tij maksimumin në provim. Studenti klasën e kalon ashtu si shumë të tjerë por tashmë duke lënë mbrapa zbehjen e respektit të mësuesit ndaj tij, dëshpërim profesional për opinionin e mirë që pedagogu kish ushqyer të pabazuar në njohjen e thellë të studentit të tij..
Në ditët e sotme ai emision është për konsum yrra-byrra për një kategori shikuesish që kënaqen kur shikojnë dhe dëgjojnë të ftuarit e shumtë në studio. Një mungesë etike gazetareske televizive që të acaron nervat me kakofoninë që krijohet në studio. Çdo të ftuari kur i jepet fjala paraprihet nga shprehja standarde- të lutem vetëm fare shkurt, fare përmbledhtazi, sepse kohën e kemi shumë të kufizuar. Të ftuarve u kërkohet me një mënyrë deri acaruese nervash që të thonë opinion e tyre aq shkurt sa që kjo shkurtësi ia kalon edhe asaj të një recete mjeku, e cila mbahet si model i të shprehurit shkurt.   
Kjo përkthehet pak a shumë që, mua si gazetar më vlen më shumë prezenca jote fizike në studio sesa opinion i vërtetë. Kështu ndonjë i ftuar që mezi pret radhën e fjalës, sapo e merr atë nis të flasë sikur po starton një 100 metërsh. Brenda një kohe sa më të shkurtër i duhet të thotë një numër sa më të madh fjalësh. Fillohet mendimi të shprehet por asnjëherë nuk shkon deri në fund.
Atëherë i nderuar gazetar përse i mbledh kaq shumë opinionistë duke pasur në dispozicion një kohë mjaft të limituar,- shprehje e stërpërsëritur e Fevziut. Analistët dhe opinionistët tanë bëhen të tillë ngaqë u publikohen nëpër gazeta e u kërkohet prania nëpër studio televizive mbi kritere vlerësimi krejt subjektive dhe shpesh bazuar nëpër miqësira. Fytyrat e Lubonjës, Zhejit, Nazarkos, Zaloshnjes, Palokës, Frangajt, etj, janë bërë tejet të konsumuara tashmë jo sepse nuk më pëlqejnë mua si individ, por ngaqë nuk sjellin ndonjë gjë të re me riardhjet e tyre pa fund nëpër emisione. Z. Fevziu ka nevojë të përgatitet mirë 5 ditët e javës dhe në të gjashtën mbrëmje të na paraqesë një emision të vërtetë me opinione të shprehura me elokuencë, me shprehje respekti ndaj bashkëfolësit dhe mirësjellje gjatë debatit. Mjaft më, nuk kemi nevojë të dëgjojmë sharje, ndërprerje fjale dhe të folura ndërkohë të 3-4 vetave, tallje me fjalor banal dhe paradë suksesesh partish si në paradat e 1 Majit. Vetësiguria false profesionale manifestohet në këto emisione të Blendit si në shpeshtësinë e tyre, gjë që tregon masën se sa cekët përgatiten ashtu edhe në kualitetet profesionale e kulturore që ftohen në këto emisione.
Te ne është kultivuar një koncept i mbrapshtë konsiderohet rezultativ, i suksesshëm një emision opinion atëhere kur opinionistët grinden, shahen në studio, nuk kanë durimin e kultivuar për të dëgjuar tjetrin dhe pranojnë atë më qesharaken, uljen në studio si në fronte lufte. Kultura jonë qytetare dhe ajo e emisioneve televizive duhet të ndikojë me zhvillimet e saj drejt një konceptimi ndryshe. Një opinion mund të shtjellohet përgjatë një emisioni nga një i ftuar dhe në emisionin tjetër le të dëgjojmë opinionin mbështetës apo kundërshtues. Shikuesit le të vlerësojnë opinionet dhe në këtë mënyrë kanë mundësi të zgjedhin atë që e mendojnë më të drejtë ngaqë është argumentuar më logjikshëm. Njësoj si atëherë kur ke nevojë të marrësh një opinion të dytë nga një mjek tjetër i të njëjtit specialitet për shqetësimin që ke. Ti i dëgjon ata veç e veç dhe ai që të duket më bindës në forcën e argumenteve profesionale të influenc