Tirane- Partia Demokratike kërkon mbylljen e komisionit hetimor parlamentar që u ngrit për të hetuar akuzat e saj për përfshirjen e insfrasktrukturës ushtarake në trafikun e drogës dhe hapjen e një komisioni të ri hetimor për të hetuar fenonmenin e rritjes së trafiqeve të drogës.


Partia Demokratike dorëzoi sot në orën 08:30 minuta  në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit të ri i cili do të hetojë  fenomenin e rritjes së trafiqeve të drogës.


Ndërsa pak minuta më pas opozita brakitis komision hetimor parlamentar të akuzave ndaj FA-së  me pretendimin se ky komision “tashmë  ka vdekur”.


Ora News disponon kërkesën e PD-së për ngritjen e këtij komisioni.