16-11-2010 / Gazeta 55

Duke mohuar voten e saj per buxhetin e 2011-s opozita ne komisionin e ligjeve ka akuzuar ministrine e Financave se ka lene jashte vemendjes institucionet e drejtesise duke i akorduar fonde te pamjaftueshme per funksionim nderkohe qe ka perqendruar parate ne funksion te fushates elektorale per zgjedhjet vendore.
Ky eshte nje buxhet i orientuar drejt ne prioritetet dhe problematikat qe ka aktualisht vendi dhe ne menyre te vecante disa sektore te rendesishem sic eshte sistemi i drejtesise. Pa dyshim qe mbetet nje buxhet i orientuar teresisht ne funksion te fushates elektorale qe vjen tha socialisti Fatmir Xhafa.
Nuk ka mbetur jashte vemendjes konflikti i fundit mes qeverise dhe kryebashkiakeve socialiste per taksat vendore. Te majtet serish i kane pare te diskriminuara bashkine e drejtuar prej tyre nderkohe qe mazhoranca e ka mohuar nje fakt te tille duke theksuar se grantet per qeverisjen vendore jane rritur ndjeshem.
E rendesishme eshte qe eshte nje rritje 7 per qind dhe si pjese e programit jane dhe rreth 20 miliarde te tjera qe jane totalisht ne perdorim dhe ne mbeshtetje te pushtetit vendor tha zevendesministri i Financave Nezir Haldeda.
Po ashtu te pamjaftueshem PS e ka qujtur fondin e akorduar per ish te perndjekurit dhe ish pronaret.
Ndersa sipas Ministrise se Financave ne 2011 keto kategori do te perfitojne me shume. Nga 300 milione ne 600 milione te themi eshte vetem transferta nga buxheti qendror ne fondin e kompensimit te ish pronareve. Per fondin e ish te perndjekurve politike per vitin 2011 eshte parashikuar 2 mld leke nga 1.4 mld qe ishte ne buxhetin e rishikuar te vitit 2010 tha perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi.
Ne te gjithe komisionet parlamentare do te zhvillohen ne ditet ne vazhdim seanca degjimore me drejtuesit institucionet shteterore. Sipas ministrise se financave jane rreth 2500.

...