10-10-2010 / Gazeta 55

Valentina Leskaj percjell refrenin e zakonshem por nuk sqaron nese PS do bjere ndonjehere ne ujdi me mazhorancen edhe pas vendimit te PE-se per vizat


Politika e blofit dhe shantazhit nihilist ska ndermend te dorezohet dhe as te pranoje apelin zyrtar te mazhorances per konsensus ne miratimin e ligjeve te rendesishme nje prej te cileve u rrezua nje jave me pare ne parlament si pasoje e bojkotit te seances nga ana e opozites se Edi Rames. Kesisoj ne nje kohe kur kancelarite perendimore bejne thirrje per aktivizimin e kursit reformator dhe permbushjen e kritereve te integrimit opozita e Rames e ka mendjen te endet ne grumbullime pikniku ku mendohet te kerkohet largimi i qeverise Berisha. Mosdhenia e konsensusit per ligje te rendesishme dhe abrogimi i tematikave jetike per te ardhmen e vendit sic eshte shmangia nga detyrimet e drejtperdrejta ndaj kushtetutes dhe ligjit lidhur me atributet e te qenurit perfaqesues i elektoratit tregon qarte se Edi Rama ska ne plan te lejoje jeten parlamentare dhe as perparimin e vendit ne raport me sugjerimet e nderkombetareve. Edi Rama vazhdon te endet pas nje ceshtje te mbyllur sic eshte ajo e zgjedhjeve te kaluara parlamentare me shpresen se do dale ndonje hapesire per te dhunuar kushtetuten dhe ligjin dhe cenuar seriozisht sistemin. Deputetja e Partise Socialiste Valentina Leskaj reagoi dje pas deklaratave te mazhorances lidhur me oferten ndaj opozites per te votuar cdo propozim te saj qe ka te beje me reformen zgjedhore. Ashtu sic edhe pritej Valentina nuk nxori asgje te re prej kalendave te rrenuara te Edi Rames vec faktit qe sdo kete konsensus per asnje ligj pa u bere transparenca e zgjedhjeve. Ne kete drejtim kemi te bejme plotesisht me politiken e blofit dhe shantazhit nihilist per te zbehur me cdo kusht perparimin e vendit dhe erresuar vendimin e 4 diteve me pare te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave me Shqiperine.

...