“Një burrë” është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t’u futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet.

Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe.
Te “Një burrë” Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare..

 “Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. ‘Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme’.”

Domenico Procaçi
Oriana Falaci (1929-2006) është quajtur si një nga autoret “më të lexuara e më të dashura në botë”, cilësuar kështu nga rektori i Columbia College of Chicago që i dha çmimin Honoris në letërsi. Ajo ka intervistuar njerëzit më të rëndësishëm të botës dhe si korrespondente lufte ka ndjekur konfliktet më të mëdha të kohës - që nga Vietnami e deri në Lindjen e Mesme. Librat e saj janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës.


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter