Osama Bin Laden ngjizi katër fëmijë ndërsa ishte në arrati në Pakistan nënte vitet pas 11 Shtatorit. Këtë e bën të ditur gruaja më e re e tij.


Phil Mudd, që ndihmoi CIA-në për të gjurmuar Bin Laden, tha për ABC: Mund ta imagjinoj se dukej si një realit show. Ai po jetonte jetën si një version i Kardashianëve në Abbottabad, tha ai.


Gjatë kësaj kohe, ish- lideri i Al Kaedas jetoi në pesë shtëpi të sigurta dhe të paktën dy nga katër fëmijët lindën në spitale shtetërore.


Duke folur për hetuesit pakistanezë, gruaja 30 vjeçare e Bin Laden, Amal Ahmad Abdul Fateh, ofroi një panoramë të detajuar të jetës së bashkëshortit të saj.


SHBA-të po bënin atë që është e lehtë të bëhet, po kërkonin në zona rurale ndërkohë që ai ishte në shtëpi të mira në qytete të mëdha, tha Richard Clarke, ish- këshilltar për anti- terrorizmin në Shtëpinë e Bardhë.


Amal u arrestua pas sulmit që solli vdekjen e Bin Laden. Ajo mbahet në arrest shtëpie në Islamabad. Transkripti i bisedës së saj me prokurorët u publikua nga një gazetë e Paksitanit. Aty zbulohen se Amal kishte pasur dëshirë të martohej me një muxhahedin ose një luftëtar të shenjtë.