Frank Lampard e ka lavdëruar përforcimin e ri të Chelseat, Oscar, të cilin e konsideron talent të madh. Mesfushori anglez shpreson që braziliani të jetë i dobishëm për Blues në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

“Të jem i sinqertë, Oscarin nuk e njoh shumë. Por, ato që po i dëgjoj, u binda se është lojtar mjaft i mirë. Ai ka talent fantastik. Brazilianët që kemi në ekip thonë se është talent i madh. Është përforcim i madh për Chelsean, për të tashmen dhe për të ardhmen. Shpresoj që të adaptohet në lojën angleze shumë shpejt”, deklaroi 34 vjeçari në konferencë për shtyp.