Elbasani befasoi Partizanin në shtëpinë e tij, duke e mposhtur në "Qemal Stafa" me rezultatin 1-0, por të mjaftueshëm për t'u barazuar me pikë formacionin e Bajkos, nga 13. Mjaftoi goli i shënuar lojtari i Kombëtares, Tefik Osmani në të 82', që të kuqtë të kuptonin se po shpërdorve raste të panumërta mund të ndëshkohesh atëherë kur nuk e pret. Një fitore e verdhbluve që regjistrohet pas katër takimeve pa fitore me Partizanin, kur fitorja e fundit në Tiranë e Elbasanit i përkiste edicionit 2004-2005. Takimi i Partizanit të vendit të dytë dhe kampionit të vendit, Elbasani, u ndoq nga shumë pak shikuesë, por edhe pa mijëart e zakonshëm nuk kanë munguar ultrasit e Elbasanit.
Partizani gjatë pjesës së parë parë ushtroi një presion të vazhdueshëm por pa asnjë konkluzion drejt golit të dëshiruar. Lushnjari Viktor Gjyla që luan për Partizanin pati një rast shumë të mirë për të kuqtë në të 13' por nuk mundi të mposhtë Kotorin. Dy minuta më pas ishte sulmuesi brazilian Zhunjor që në të 15' nuk realizoi. Gjyla pati dhe një rast në të 24' por mesfushori shtatshkurtër nuk realizoi. Zhunjor shpërdoroi disa raste gjatë pjesës së parë. Partizani ishte më impenjativ në pjesën e parë, duke qenë më agresiv, por jo rezultativ. Pjesa e dytë nis me një përqendrim më të mirë në lojë të formacionit mik, dhe trajneri i Elbasanit, Deliu beson se djemtë e tij mund të shohin më shumë nga gjysmëfusha e Partizanit. Elbasani fitoi në të 81' një goditje këndi, që u ekzektua mjeshtërisht nga shkodrani shtashkurtër Albert Kaci, Tefik Osmani kërceu bukur me me kokë dhe realizoi golin e parë për Elbasanit të 82', duke befasuar Partizanin në shtëpinë e tij dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë në shtëpi Partizanit, pas asaj me nënkampionen e Shqipërisë, Tiranën.
Elbasani arriti fitoren e dytë rresht 1-0 pas asaj me Dinamon të shtunën e kaluar, por njëherësh mori dhe pikët e para në transfertë. Me nga 13 pikë si Partizani ashtu dhe Elbasani tani ndodhen vetëm 2 pikë larg kryesueses Tirana që barazoi 1-1 me Teutën në Durrës. Në ndeshjet e ardhshme Partizani do të përballet këtë fundjavë me Kastriotin në Krujë, ndërsa Elbasani do të presë Apoloninë e Fierit që fitoi me Shkumbinin 3-2
SKEDA
PARTIZANI-ELBASANI 0-1
Shënues: Osmani 82\'
Gjyqtarë: L. Jemini, G. Maloku, D. Salaj.
Stadiumi Kombëtar \"Qemal Stafa\", Tiranë.
Bilanci i ekipeve: 103 ndeshje; 59 fitore Partizani, 26 barazime, 18 fitore Elbasani.