Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ka zhvendosur takimet e tij elektorale në Qarkun e Korçës. Ai ka zhvilluar një takim me komunitetin rom që jeton në këtë qytet. Dule ka kërkuar që komuniteti rom i këtij qarku të mbështesë alternativën e PBDNJ-së, e cila çon në Kuvend zërin e pakicave dhe të komuniteteve. Ai ka premtuar integrim shoqëror për këtë komunitet. Sipas Dules, komuniteti rom nuk është vlerësuar aq sa duhet gjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri dhe kjo duket kur shikon se një pjesë e tyre janë të pashkolluar dhe të paregjistruar.