alibeajKreu i Departamentit të Sigurisë dhe Rendit Publik në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook paraditen e së dielës, denoncon atë që e konsideron si një situatë të përkeqësuar nga dita në ditë të aksidenteve rrugore, duke e bërë Shqipërinë përditë e më të pasigurtë.


Siç thotë PD-ja, aksidentet rrugore në vitin që po lëmë pas janë rritur me 15,8 për qind, duke shkaktuar kështu 17,2 për qind më shumë të aksidentuar, shifra këto që sipas partisë kryesore në opozitë vijnë nga INSTAT. Duke iu referuar po të njëjtave informacione, thuhet se në 3 muaj të 2015-s janë shënuar 586 aksidente rrugore, por pa bërë të ditura se për cilin tremujor bëhet fjalë.


Reforma e burgosjes së shqiptarve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria Rama-Meta njeh vetëm një mënyrë qeverisjeje: ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që u ka ndodhur shqiptarëve, thotë më tej Alibeaj, duke shtuar se opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit./TCh