telnis-skuqiPartia Demokratike vijoi edhe dje akuzat e saj ndaj qeverisë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake për trafik droge dhe për këtë, ajo denoncoi kërcënimet që i janë bërë gazetarit të organit zyrtar të Partisë Rilindja Demokratike, Telnis Skuqi. Në një deklaratë për mediat, koordinatorja për mediat në selinë blu, Silvi Bardhi iu referua lajmit të publikuar nga gazetari Telnis Skuqi, i cili pretendon se në një shkrim investigativ ka zbuluar magazinat e drogës dhe rrugët e transportit me mjete të ndryshme, përfshirë dhe avionë të vegjël në Kardhiq të Sarandës. Si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mirë ne, legen, këtë mesazh i kanë dërguar gazetarit sot në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit. Kërcënuesi ka bërë kujdes të mos lërë gjurmë, duke përdorur metodat e dërgimit të mesazhit përmes internetit. Partia Demokratike dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit të marrë masa, deklaroi Bardhi. Ndërkohë, i kontaktuar nga gazeta Shqip, Skuqi pohon se është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, por ai ka refuzuar që efektivë të policisë të qëndrojnë afër banesës së tij në Gjirokastër.


Akuza e PD-së


Trafiku i drogës në këto përmasa, por dhe kërcënimi i gazetarëve që shkruajnë për të, nuk mund të bëhen pa dijeni dhe pa bekimin e Kryeministrit dhe ministrave të tij


 


Ky shkrim PD, Bardhi: Gazetari Skuqi u kërcënua pasi zbuloi skemën e trafiqeve u publikua me pare te Gazeta SHQIP.