TIRANë- Partia Demokratike në përgjigje të akuzave të opozitës, deklaroi sot se "digat e hidrocentraleve janë në siguri të plotë". Gjatë një deklarate për shtyp zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se "po përdor veglat e tij, duke i ndërsyer për të marrë në telefon qytetarë të ndryshëm në Shkodër dhe për t'i thënë se digat janë në rrezik çarje". "Partia Demokratike i thotë këtij paranojaku se digat janë në siguri të plotë, se nivelet e tyre janë tërësisht të kontrollueshme dhe se paniku që përpiqesh të hapësh në Shkodër tregon vetëm urrejtjen tënde ndaj këtij qyteti që ka ditur të përgjigjet gjithmonë si e meriton", thuhet në deklaratën për shtyp të selisë së PD-së.(atsh/BalkanWeb)