Partia Demokratike eshte e gatshme te rimarre ne shqyrtim, projektligjin per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. Madje te ndryshoje edhe Kushtetuten e vendin, nese Partia Socialiste bashkepunon. Deputeti demokrat, Aldo Bumci, tha dje se PD do te pranoje cdo propozim qe do te vije nga opozita e majte, per heqjen e imunitetit, gjithnje nese socialistet do te bashkepunojne per kete projektligj te rendesishem, per te cilen edhe faktori nderkombetar kerkon miratim sa me te shpejte. "Ne si deputete te maxhorances, jemi qe imuniteti te hiqet per te gjithe deputetet. Nese ka vullnet, zgjidhja gjendet shume shpejt dhe Kushtetuta ndryshohet kur behet fjale per kete ceshtje", u shpreh Bumci. Por per miratimin e nje projektligji te tille, aq me shume per ndryshimet ne Kushtetute, eshte e domosdoshme prezenca e opozites ne Kuvend dhe votat e saj. Kjo pasi si projektligji per heqjen e imunitetit te te zgjedhurve, ashtu edhe ndryshimet ne Kushtetuten e vendit, kerkojne te pakten 84 vota, qe shumica nuk i ka. "Por, a ka vullnet nga opozita per ta miratuar nje projektligj te tille? Jo, nuk ka. Sepse kur ishin ne shumice, nuk e bene dhe pse ishte kerkese e Bashkimit Evropian. Gjate kater viteve qe ne ishim ne qeverisje, ata gjithashtu nuk dhane mbeshtetje per kete nisme", vijoi Bumci, duke theksuar se PD eshte gatshme, qe kete projektligj, ta vendose ne pike te pare te rendit te dites, ne cdo moment qe socialistet do te kene vullnet", theksoi Bumci. Prej dy vitesh, ne komisionet parlamentare te Kuvendit, ndodhet projektligji per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. Por pavaresisht periudhes se gjate kohore, te depozitimit te ketij projektligji, Kuvendi nuk ka mundur ta miratoje, per shkak te diskutimeve te mbetura pezull dhe mosmarreveshjeve mes pozites dhe opozites. Ne kete situate, ishte Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers, ai qe e riktheu ne vemendje. Uidhers kerkoi pak kohe me pare, qe politika dhe Kuvendi te reagojne menjehere dhe te veprojne ne interes te popullit, duke zhveshur zyrtaret nga imuniteti qe i mbron para organeve te drejtesise. Nderkohe qe Kryeministri, Sali Berisha, u shpreh se maxhoranca e tij, eshte kunder cdo imuniteti. R. Rapushi