TIRANE - Partia Demokratike shprehu kritika te forta dje ndaj kryetarit te partise kryesore te opozites, duke konsideruar se ai po ofron nje fushate te eger shpifjesh e trillimesh.


"Edi Rama ne politiken e tij te re, kundershtareve po u rezervon shpifjen, trillimin, dhe mashtrimin", tha Gerti Bogdani, zedhenes i PD, ne nje deklarate te posacme per shtyp, dje pasdite. Bogdani ka folur dhe per zerat e Edi Rames sic i cilesoi ai: "Ndersa per altoparlantet e tij, apo bashkepunetoret sic u pelqen ketyre te fundit te quajne veten, rezervon poshterimin, depersonalizimin, dhe keqshfrytezimin e te gjitha llojeve".


Bogdani u ndal ne akuzen e fundit "te fabrikuar nga Rama dhe te shprehur nga altorpalanti i prishur, Mero Brace, deklarohet se krimi me i ri i biznesmenit, Damir Fazlic, eshte se ka blere toka private ne Porto Romano, i cili dihet se do te jete park energjetik".


Sipas PD, me kete akuze, z. Rama vecse i ka imponuar Erion Bazes, nje akt tjeter ne serine e veteposhterimit te tij, mbasi cdo shqiptar e di se pronar kryesor i tokave ne Porto Romano eshte padroni i ri i Bazes, Dulaku, i cili me sa duket sipas Rames dhe Bazes duhet te vendoste monopolin dhe pronesine mbi cdo meter katror e asaj zone dhe askush tjeter nuk duhet te blinte toke prane prones se tij".


"Sipas kesaj logjike, - vijon qendrimi i PD-se, - te gjithe ato qe kane blere toka ne Porto Romano, ose duhet t'i paguajne gjoben altoparlantit te ri Rames, Erion Baze, ose t'ia dhurojne tokat pronarit te tij, perndryshe Rama do t'i shpallte kriminele dhe armiq te Shqiperise dhe do t'i ndersente mercenaret e tij dhe hanxharet e krimit".