Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka shprehur mbështetjen e grupimit të tij politik për ish-ushtarakët. Deklarata e tij ka ardhur pas një takimi të zhvilluar me ish- ushtarakë, ku kreu i PSD-së, Paskal Milo, duke nënkuptuar se partia që ai drejton do të jetë pjesë përbërëse e qeverisë së ardhshme, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kërkesave të ish- ushtarakëve, duke i quajtur ato të drejta e të ligjshme. ”Do të këmbëngul që një nga aktet e para legjislative të Parlamentit të ri të jetë edhe një herë tjetër diskutimi i një amendamenti apo projektligji në vijim të ligjit të vitit 2005, që ju garanton juve kërkesat tuaja”, - u është drejtuar Milo ish-ushtarakëve.
Gjatë këtij takimi, ish-ushtarakët kanë parashtruar edhe një herë kërkesat e tyre që në përputhje me vendimin e para dy viteve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të ishin përmbushur nga ana e qeverisë Berisha.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009