Me 359 vota pro, 258 kundër dhe 19 abstenim, Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë. (UPDATE)

Amendamentet kryesore te socialdemokrateve, te rishikuara ne konsensus me te djathtet europiane, u miratuan ndersa ndryshimet e radikaleve qe propozonin nderprerje te procesit integrues dhe bllokim te liberalizimit te vizave, u rrezuan.

Perfundimisht rezoluta per Shqiperine thekson se integrimi europian i vendit eshte ne varesi te kapercimit te krizes politike.

”Qeveria dhe opozita shqiptare duhet te kuptojne se kapercimi i mosmarrveshjeve aktuale eshte kyce per progresin e vendit drejt integrimit ne BE dhe per aspiratat e metejshme europiane te shqipetareve. Perseriten konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Jashtem se eshte momenti final per gjetjen e zgjidhjes ndaj krizes aktuale politike, dhe eshte pergjegjesi e qeverise shqipetare se bashku me opoziten per te gjetur sic duhet, ne menyre transparente dhe ne respekt te plote me kushtetuten shqipetare, zgjidhjet e nevojshme per rrugen e vendit drejt BE-së”, thuhet ne nje amendament të rezolutës.

Rezoluta e Parlamentit Europian kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor, ku shumica dhe kryetari duhet te percaktohen nga opozita, i cili do te hetoje zgjedhjet e 2009. Ne kompromis me eurodeputeten e PPEse Doris Pack, Socialdemokrati Libor Roucek, pranoi te hiqte vetem termin "te gjitha" duke lene si percaktim "hetimin e materialeve zgjedhore" nga ky komision hetimor.

Propozimi tjeter i te majtes europiane ishte kerkesa ndaj autoriteteve shqiptare per te draftuar dhe zbatuar sa me shpejt me konsensus rregulloren e kuvendit, ne menyre qe te sigurohet transparence per burimet financiare e administrative dhe te rriten kapacitetet mbikqyrese te parlamentit.

Mbi liberalizimin e vizave, rezoluta per Shqiperine vlereson: “Mirepritet mbeshtetja nder-partiake per liberalizimin e vizave, shprehur ne rezoluten e parlamentit shqiptar te 11 marsit 2010. Mirepritet propozimi legjislativ i komisionit , dhe i behet thirrje Komisionit qe te kontrolloje se kriteret e mbetura plotesohen ne muajt e ardhshem, me synim te qartesimit te menyres per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare ne fund te 2010”.

Socialdemokratet europiane shprehin keqardhjen se maxhoranca parlamentare hodhi poshte te nominuarit e Presidentit per postet e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, dhe nenvizohet pavaresia e institucioneve kushtetuese.