Partia punëtore kurde, PKK, e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me automobil bombë në Turqinë qendrore, me ç'rast jetën e humbi një polic.

Sipas mediumeve turke, sulmuesit hynë në Turqi nga Siria.

Katër të dyshuarit janë arrestuar lidhur me sulmin, deklaroi minsitri turk i Punëve të Brendshme, Naim Shahin.

Dy sulmuesit-vetëvrasës aktivizuan automobilin bombë të premten në afërsi të stacionit policor në qytetin Panarbash, rajoni Kajseri, në Turqinë qendrore, me ç'rast vranë një polic, ndërsa 18 persona u plagosën.

Sipas kumtesës në ueb faqen e PKK-së, qëllimi i sulmit ishte qyteti Parnabash dhe ai është kryer si përgjigje ndaj sulmeve ushtarake të Turqisë. PKK i hodhi poshtë pohimet në mediumet turke se qëllim i sulmit ishte kryeqyteti Ankaraja.