Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku, tha sot në një konferencë për shtyp, se ''gjatë këtyre 4 viteve arsimi profesional nuk ekzistoi për asnjë moment në axhendën e qeverisë'' 

TIRANË- Partia më e madhe opozitare në vend, ajo Socialiste gjykon se arsimi profesional nuk ka qenë në axhendën e kësaj qeverie. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Ledi Shamku, tha sot në një konferencë për shtyp, se ''gjatë këtyre 4 viteve arsimi profesional nuk ekzistoi për asnjë moment në axhendën e qeverisë'', duke shtuar se ''në vitin 2005 Kryeministri Berisha u pati premtuar votuesve se do ta rriste në 40% frekuentimin e këtij sektori jetik''.
Kryeministri Berisha kërkoi dy ditë më parë, gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare "Drejt një Arsimi dhe Formimi Profesional, Tërheqës dhe Pranë Botës së Punës", që Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me pushtetin vendor, t'i japin vendit një plaformë për rritjen me shpejtësi të numrit të nxënësve në shkollat profesionale.

(d.b/BalkanWeb)