Partia Socialiste akuzoi nepermjet deputetit Besnik Baraj, kryeministrin Sali Berisha se nuk pranon asnjë lloj kompromisi per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Sipas deputeti te selise roze, opozita i ka pranuar te gjitha propozimet e nderkombetareve ne sherbim te proceseve integruese te vendit dhe liberalizimit te vizave ndersa tashme pengese po behet kryeministri Berisha.






"Kjo është e papranueshme edhe për të majtët edhe për të djathtët e BE.
është kjo arsyeja që si Doul ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa
kompromisi , i cili e theksojmë u pranuan nga PS dhe Rama. është vetëm
Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në 97, që dogji
kryeministrinë në 98, që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e
mëdha financiare në këto 5 vjet. Pse Sali Berisha ka frikë të hapë
kutitë? Pse fshihet pas teknikaliteteve fiktiv e pa rëndësi? Prononcimet
e shpeshta e thuajse të përditshme të përfaqësuesve të BE tregojnë
qartë se kriza është prezente, se BE është e shqetësuar dhe se
përgjegjësi që nuk pranon propozimin për hapa kompromisi është Sali
Berisha", deklaron Besnik Baraj, deputet i PS-se.



Baraj e perfundoi prononcimin e tij per mediat duke shprehur bindje
selise roze ne drejtësinë e kërkesave te saj për transparencë dhe tha se
opozita do te vazhdoje luftën e vet për transparencë e standarde të
kushtëzuara nga Këshilli i Kopenhagenit i vitit 1993.



Bledian Koka











< I mëparshmi