Ndersa pasdite mblidhet sesioni i ri i Kuvendit, ne Partine Socialiste eshte mbledhur grupi i punes i perbere nga kryetari ne detyre Edi Rama, presidenti i asamblese Gramoz Ruci, sekretari per Ceshtjet Ligjore, Fatmir Xhafa dhe anetari i kryesise Pandeli Majko.

Grupi i punes ka diskutuar rreth modaliteteve te bojkotit, duke vendosur socialistet te mos paraqiten as ne seancen e pare te Kuvendit.

Nje nga propozimet e diteve te fundit ishte qe socialistet te bojkotonin Parlamentin, por ne seancen e pare te paraqiteshin me nje perfaqesi per te prezantuar kushtet, propozim qe nuk u miratua nga grupi i punes, qe vendosi mospjesemarrjen e plote ne Kuvend deri kur te plotesohen kushtet e vendosura nga mbledhjet e kryesise dhe grupit parlamentar.