Mazhoranca vijoi normalisht me proçedurën për miratimin e draftit final të reformës në drejtësi, edhe pas largimit të opozitës nga mbledhja e Komisonit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.


Në mbledhjen ku ishin të pranishëm prej fillimit të saj dy Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, PS-LSI votuan nen për nen dhe në terësi draftin.


Komisioni mendohet të ketë lënë pa votuar pjesën ku opozita dhe mazhoranca ndahen në qëndrimet e tyre dhe mban pezull miratimin e reformës në drejtësi.


Bëhet fjalë për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarëve të katër institucioneve kushtetuese.


E sigurtë është që nuk do të votohet për këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të  Prokurorisë, ndërsa nuk dihet nëse do të votohet për dy institucionet që lidhen me vetingun, Komisioni i  Posaçëm i Kualifikimit dhe  Kolegji i Apelimit.


Në draft janë reflektuar disa kërkesa të opozitës


Në draft është  reflektuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.


Në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.


Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.


Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar si formulë.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter