Partia Socialiste ka ngritur padi penale ndaj ministrit të ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti pas deklaratave të këtij të fundit në Kuvend kundër kreut socialist Rama. Sipas PS-së ministri Prifti duhet të provojë të gjitha ato që tha për kryetarin Rama në seancën e sotme plenare.

PS-ja gjithashtu thekson se ministri Prifti kërkon t'i shpëtojë akuzave të opozitës por ai duhet të tregojë se si i ka fituar 1.8 milionë eurot. "Prifti nuk i ikën do të vërtetës duke e hedhur baltë mbi opozitën" thekson më tej PS-ja.



Ndërkohë në seancën e sotme plenare ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti i cilësoi deklaratat e PS-së për pasurinë e tij si shpifje duke akuzuar kreun socialist Rama se konsumon 3 mijë euro drogë në ditë.