Fryma fetare qe percjellin disa prej drejtuesve aktuale ne degen e PS ne Korce, si dhe tendencat per krijimin e klaneve per mbeshtetje ndaj Rames ose Nanos, rrezikojne percarjen e kesaj dege. Ecuria jo e mire e funksionimit te deges se PS ne Korce eshte ngritur si shqetesim ne mbledhjen e Asamblese se deges se kesaj partie, te zhvilluar nje dite me pare, ne te cilen mori pjese edhe deputeti per qytetin e Korces, Ben Blushi. Nje rend dite, qe ishte parashikuar te trajtonte problemet organizative, eshte shnderruar ne debate dhe shigjetime per disa nga kreret lokale te PS, pasi eshte ngritur si rrezik i percarjes tendenca per grupime fetare ne myslimane dhe ortodokse. E ndersa ka munguar, sipas te dhenave, ne kete mbledhje kryetari i PS per qarkun e Korces, Muharrem Meko, i cili njihet si i zgjedhuri i Rames, ka qene deputeti dhe drejtuesi i larte socialist ai qe ka kritikuar qendrimet e Mekos, si te demshme per funksionimin normal te PS ne baze. “Korca nuk ka shfaqur ndonjehere probleme te natyres fetare tek drejtuesit e saj dhe antaresia, pasi ne te gjithe jemi ne lidhje farefisnore e miqesore, ortodokse dhe myslimane, prandaj i kerkoj drejtuesve aktuale te mos spekulojne me keto ceshtje mjaft delikate”, u shpreh ne mbledhje deputeti Blushi, duke i konsideruar si te deshtuara perpjekjet per te futur frymen fetare ne PS-ne e Korces.
G.Ashimi