Partia Socialiste vijon sulmet ndaj ministrit te Shendetesise Petrit Vasili duke i kerkuar tu pergjigjet disa pyetjeve publike. Deputeti i PS-se Eduard Shalsi deklaroi dje se nese Vasili nuk jep pergjigje publike atehere PS-ja do te vijoje sulmet ne adrese te tij per sistemin shendetesor shqiptar. Perse me nje urdher tjeter kerkoni te detyroni mjeket e QSUT-se dhe te gjitha spitaleve te mos leshojne receta per barna te listes spitalore kur Petriti duhet ta dije fare mire se ne spitalet tona mungojne medikamentet dhe materialet mjekesore Po i japim mundesine ministrit te Shendetesise tu jape pergjigje dhe shpjegime ketyre pyetjeve per te cilat ne i kemi pergjigjet. Nese ai do te zgjedhe heshtjen kjo do ta komprometonte rende pozicionin e tij dhe shume shpejt do te nxirrte lakuriq para shqiptareve nje te vertete qe do te na bente te gjitheve te ulerinim paralajmeroi Shalsi.