Tiranë -Partia Demokracia Sociale me rastin e festës së 7 marsit, bëri të ditur se arsimi shqiptar ka avancuar drejt arritjes së standardeve cilësore, duke u përpjekur të përputhet edhe me zhvillimin e nevojat e shoqërisë. Investimet private në këtë drejtim kanë luajtur rolin e tyre pozitiv, duke sjellë një liberalizim të ndjeshëm, veçanërisht në arsimin e lartë.



“Megjithatë PDS vlerëson se reformat qeveritare në fushën e arsimit kanë mbetur gjysmake. Këto reforma të pasakta dhe papërfunduara mbollën edhe universitete që prodhojnë vetëm diploma, ndërsa tregu i punës ka nevojë për të diplomuar të kualifikuar”-theksoi sekretari politik i PDS-së, Artu Duçkallari.



Sipas tij certifikimi i universiteteve sipas standardeve evropiane, kontrolli dhe jo ndërhyrja ndaj tyre, do të krijojnë mundësinë që prindërit të paguajnë për të shkolluar cilësisht fëmijët.