Sekretari për Mjedisin në Partinë Socialiste Besnik Baraj tha gjatë një konference për shtyp se "Monitorimi i mjedisit është një detyrim ligjor i qeverisë, e cila ka katër muaj që nuk bën asgjë në këtë drejtim, duke treguar papërgjegjësi për ta kryer në kohë dhe sipas standardeve europiane".Baraj theksoi se "Edhe fondi i caktuar nga qeveria për këtë qëllim është qesharak, krahasuar me vende të tjera të rajonit si Maqedonia dhe Kroacia që e kanë 30 herë më të lartë "duke shtuar se "kjo papërgjegjshmëri nuk është e rastit sepse në këto katër vite janë larguar nga Ministria e Mjedisit specialistët më të mirë ambientalistë .