DLF Kryeministri kosovar Hashim Thaci beri pergjegjes Beogradin per shkallezimin ne kufi. A jeni dhe ju i ketij mendimi


Pack Nese me Beogradin ai ka parasysh qeverine serbe atehere nuk jam e ketij mendimi. Por nese ka parasysh organizatore ne Beograd atehere e besoj


DLF Per cfare njerezish mund te behet fjale


Pack Keta jane njerez te cilet kane interes qe Mitrovica te mbetet ashtu si eshte tani. Pra si nje vater per kontrabande dhe per shume mundesi per te fituar para ne rruge te paligjshme


DLF Dhe keta organizatore sic e permendet ju kane frike nga kontrollet e forta te kufijve pasi nuk do te kishin me mundesi kontrabande


DLF Sigurisht ka struktura mafioze ne kete fushe te cilat jane zhvilluar si te thuash para syve tane. Une e kritikoj edhe bashkesine nderkombetare e cila ne vitet e fundit qe prej 1999 ose prej 2000 nuk ka reaguar si duhet por e ka pare Mitrovicen gjithnje si kufi te jashtem dhe eshte marre me shume me pjesen tjeter. Keshtu veriu i Mitrovices iu eshte lene si te thuash ne duar serbeve te Beogradit. Une vete kam qene atje ne vitin 2000 dhe jam perpjekur te flas me serbet e Mitrovices dhe njerezit qe banojne ne jug te qytetit . Ne si eurodeputete kemi dhene ketu nje shume kontribut. Por eshte bere gjithnje e me shume e qarte se ajo ishte nje zone ku nuk kishte sundim te ligjit policia eshte e pafuqishme serbet atje jane vertet ne epersi por jo populli i thjeshte serb por ata njerez te cilet i permenda me pare qe bejne atje biznese dhe kane synime kriminale.


DLF Pra BE si te thuash e ka lene pas dore kete problem pasi nuk ka nje zgjidhje per te


Pack Jo vetem BE por edhe bashkesia nderkombetare. Per dhjete vjet rrjesht atje drejtonte OKB dhe ajo ka mbyllur syte para zhvillimeve ne veri. E ka lene Beogradin te ulet atje kembekryq dhe ne thelb OKB nuk ka bere asgje qe Mitrovica te mbetet nje pjese e Kosoves. As ne strukturat administrative. Duhet ta kemi te qarte se serbet ne pjesen jugore te Kosoves pra ne dy te tretat e vendit jetojne ne paqe. Ata kane atje mundesi te ngrene strukturat e tyre kane marre pjese ne zgjedhje kane kryetaret e tyre te komunave kane dy ministra ne qeveri. Jane serbet ne veri te Mitrovices te cilet mbahen si te thuash peng nga shume kriminele dhe natyrisht mbeshteten financiarisht nga Beogradi. Ky eshte problemi.


DLF Si mund te afrohen serbet ne veri te vendit me shtetin e Kosoves


Pack Ata e shohin se si jetojne serbet ne jug te vendit e shohin se mund te jetohet edhe ne paqe. Dhe kjo mundesi duhet tu mbahet atyre gjithnje para syve. Por kjo nuk eshte e mundur pasi atje eshte gjithnje i pranishem ndikimi nga Beogradi dhe pikerisht ato struktura mafioze qe permenda kujdesen qe te dy pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak te mos vihen nen kontrollin e EULEX-it dhe policise se Kosoves. Ne policine e Kosoves jane te punesuar serbe serbe nga Kosova Pra jane njerezit e tyre te cilet ata kercenojne. Dhe une mendoj se ketu BE dhe para se gjithash bashkesia nderkombetare duhet te nderhyjne me fort. Beogradit i duhet thene se keshtu nuk shkon Nuk mund te kerkohet tani falje dhe te thuhet se nuk kane gisht ne incidente kur prej vitesh behen perpjekje per te penguar atje ato struktura qe mund ta mbajne te bashkuar Kosoven.


DLF Pasi nje pyetje nuk eshte sqaruar ende a do ta njohe Serbia shtetin e pavarur te Kosoves


Pack Po heret apo vone Beogradi nuk do te kete zgjidhje tjeter. Ai te pakten duhet te kujdeset qe te kete marredhenie te mira me kete vend pasi kur nuk ke marredhenie te mira me fqinjet nuk mund te hysh ne BE. Pra ky eshte nje kusht qe Serbia duhet ta permbushe por keshtu si veprohet aktualisht nuk mund te vazhdohet. Une nuk mund te them nese kjo mund te behet permes njohjes direkte vitet e ardhshme apo permes rezultateve ne dialogun Kosove-Serbi qe ka filluar tani. Por e perseris marredheniet e mira me fqinjet jane kusht per anetaresimin ne BE.


DLF Nje dialog i cili duket se nga pala serbe eshte nderprere te pakten perkohesisht. A besoni se presidenti Tadic do te jete i gatshem per kompromise me Kosoven


Pack Besoj se ai do te jete i gatshem por jo qeveria qe ai drejton dhe forcat ne Beograd qe ne te vertete jane me te forta se ai.


DLF Dhe cfare mund te beje Brukseli ne kete rast


Pack Ne vetem mund te perpiqemi te ushtrojme trysni. Por mentalitetin e njerezve ne nuk mund ta ndryshojme dhe situata aktuale ne Serbi nuk eshte e tille qe te presim qe ne zgjedhjet vitin e ardhshem te vije serish ne pushtet qeveria aktuale. Atehere do te kemi te bejme me te tjere njerez te cilet ndoshta do te kene orientim me te forte nacionalist te cilet do te na duhet ti vleresojme nga e para. Une nuk jam profete por mund te them vetem se eshte shume e veshtire dhe nje nga arsyet eshte se shume serbeve ne Serbi nuk u eshte bere e qarte situata. Serbet ne Kosove kane mesuar tashme se mund te jetohet mire nese integrohesh ne strukturat te cilat jane ngritur me ndihmen e BE-se.


Intervistoi Christian Bremkamp Deutschlandfunk


Redaktoi E. Xhani