Që nga dita e sotme ka filluar implementimi i vendimit për uljen e tarifave kufitare për 50% për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë.



Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë, Rrahim Pacolli është shprehur se ende pa përfunduar 24 orëshi i parë që nga hymja në fuqie vendimit në pikat kufitare është rritur fluksi i bashkatdhetarëve që kanë vendosur të vinë në Kosovë.



“Sipas deklarimeve të bashkatdhetarëve, ata kanë mirëpritur këtë vendim dhe për dallim nga vitet e kaluara, kanë vendosur të paisen me polica të sigurimit me afat më të gjatë kohor. Mirëpresim ardhjen e tyre në vendlindje e njëkohësisht jemi mirënjohës për kontributin e tyre shumëvjeçar, kontribut ky që ndikon pozitivisht në buxhetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai.



Deri më tash çmimi i një police të sigurimit ka qenë rreth 41 euro për një muaj, por sipas drejtueseve të byrosë së sigurimeve nga sot do të jetë 21 euro.

 SSSA
ASS AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};