Transmetuar më 10.10.2015 - 13:59








Çështja e pagesës së aktoreve në Hollywood ishte kryefjala e një eventi të organizuar në Los Anxheles, me theks tek barazia gjinore. Kjo temë mblodhi një grup aktoresh të njohura që janë shprehur për barazi gjinore.



Eventi “Fuqia e grave”, i organizuar nga revista “Variety” vlerësoi gra të fuqishme në botën e televizionit, por jo vetëm.



E pranishme në këtë event, aktorja Salma Hayek u shpreh për “Reuters”: “Unë e ndjej se gratë janë më të bashkuara sot, dhe kjo është bërë më e dukshme se kurrë ndonjëherë. Njërëzit kanë filluar të na mbështesin sepse ne tashmë jemi një fuqi ekonomike më vete në industrinë e filmit”.



Pagesa e barabartë në Hollywood është një çështje e diskutuar edhe një vit më parë, nga një sërë aktoresh, të cilat kërkuan barazi. Hayek tha se ky është një problem që shkon përtej Hollywood-it.



“Paga është problem në çdo industri. Nëse ti ke të njëjtat aftësi, dhe je duke bërë të njëjtën punë, është kriminale që të mos marrësh të njëjtën pagë”. /b.l/noa.al





PUBLICITET






lang: en_US