Pas një periudhe 6 mujore pritje, ka ardhur edhe moment ku forca e re politike e dalë nga gjiri i grupit të mbështetësve të Bamir Topit në PD të nisë zyrtarisht rrugëtimin. Grupi nismëtar ka konfirmuar se të hënën partia e re do të marrë rrugë zyrtatrisht dhe emri me të cilin do të pagëzohet është Fryma e Re Demokratike, raporton Ora News.
Sqarimet i kanë bërë sot pjestarët e grupit nismëtar të cilët do të japin të hënën edhe detaje të tjera lidhur me statutin dhe programin e partisë dhe do të nisin kështu betejën politike jashtë PD-së. Nismëtari për themelimin e Frymës së Re Demokratike është ish-deputeti demokrat Gazmend Oketa i cili do ta drejtojë deri në kongresin e parë sëbashku me një grup nismëtar, në pritje edhe të mbarimit të mandatit të Bamir Topit si president.
Vetë Topi një ditë më parë e mohoi se do jetë kryetar por kjo sigurisht që pritet të ndryshojë në kohën kur sdo të jetë më kryetar I shtetit. I larguar pak muaj më parë nga PD-ja, Oketa theksoi se zyrtarizimi i partisë do të bëhet ditën e hënë në orën 12:00.