“Pak drite,pak drite o shok, o vella", shkruante poeti i viteve 30-te, Migjeni, per te na sjell ne kohe mjerimin e atehershem te njerezve,dashurine per arsimin, per punen,per jeten.

Ndofta atehere ca gjera ishin me mire, se boten qe rrethonte, shume njerez nuk e shihnin. Dhe thurrnin endrra nder sy te hapur, dhe bukurise se jetes i jepnin ngjyra magjike,ose ndonje here tragjikomike. Por duket se qe atehere pak gjera kane ndryshuar.

Sot ndofta nuk ka kasolle (po ku i dihet!), qe njerezit e saj te ndajne nje cep per kafshet nga dhemshuria, qe ato te mos ngrijne nen te ftohtin e dimrit zemerak.



Sot ndofta nuk ka trupa te ngrire (por ku i dihet!), qe nuk zgjohen nga gjumi dhe behen shtatore, per tja kushtuar ndonjerit, ndonjë deputeti e ndonjë ministri.

Sot ndofta nuk ka ndojnje Lul (por ku i dihet!), qe te zeje nje cep te murit qe shendrit nga rrezet e diellit, per te nxehur kembet e zbathura.



Sot shume gjera qe kane qene dikur nuk jane (por ku i dihet), por nje gje kane te perbashket, erresiren reale.

Megjithse larg, ndjej foshnjen e porsa lindur qe qan, lotet e gezimit te jetes se re, apo ndofta hidherimin e nje erresire.



Ndjej duart e nenes se re, qe mban ne krahe foshnjen e saj, prane nje drite verbuese te nje qiriu qe tund flaken qe dridhet si ne fikje. Dhe zemra e nenes se ndan dot gezimin nga boshlleku shpirteror i saj, se nuk mund ta shoh sic duhet krijesen e porsa ardhur. E ashtu ne mendime pret agimin, rrezet e para te drites qe te mund ta shohe bukurine, madheshtine,gezimin e jetes.



Ndjej femijet ne gjumin e tyre endrrimtar, ku ju shfaqet ne enderr pa dashjen e tyre nje frike e brendshme, se neser mesuesja do jua shkul veshin se nuk i kane bere ne rregull mesimet.

A thua e di mesuesja se ne nuk kemi drita, pyet ne brendesi shpirti vocerrak i tyre. Po, po me siguri,i pergjigjet nje pjese e tyre. Se dhe ajo nuk duhet te kete pasur.

Ndjej pleqte se si renkojne nga vitet qe mbartin mbi supe,dhe te dashuruar pas jetes duan te jetojne cdo cast te saj. Duan te shohin cdo moment qe kalon. Por nje dore e zeze ja nderpret te pamurit, ja erreson shikimin. Por mosha e tyre, bashke me mesimet qe i kane te shumta nga jeta, mundohen ne erresire te kujtojne te shkuaren. Dhe ashtu ne kujtime presin mengjesin.



Ndjej te semuret qe duan perkujdesje, qe sherimi i tyre te jete sa me i shpejte. Por nates bashke me dhimbjet, dikush ja shton dhe erresiren, si per tua matur fuqine se deri ku e kane.

Ndjej dy sy qe mbyllen pergjithmone, por dikush erresiren ja solli para kohe, e ashtu ne erresire u zhyten syte drejt nje jete tjeter.



Ndjej dhimbjen e te afermve te njeriut qe u largua nga kjo bote, dhe vrapimin e tyre per te sjell sa me shume drite rrethanore, per te shikuar dhe ca ore fytyren e perenduar.



Ndjej mallkimin e shumices se njerezve, tek shohin "Demonet", se si grinden mes vehtes se kush te zeje fronin e djallit, dhe si per ironi strofkullat e tyre ndricojne nga llampat e ndezura me gjakun dhe mundin e te pafajshemve.



E ne erresiren e nates, qe "Djajt", ja shtojn me shume zymtesine, ndonje i pafajshem kujton rreshtat e atij qe dikur i pati shkru mjerimit:

"Qeshu, qeshu.

Del ne rruge bile,ne kryqezimin e udheve,dhe qeshu,

qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thone: ah, sa i lumtur eshte!

E kur te vijne ne shtepi ta shohi shkakun e gezimit tend, do t'i kujtohet botes vetvetja dhe do filloje te qeshi..."

Ndofta nga kjo e qeshur "Demonet" do pelsasin nga inati se nuk mund te marrin pjese, dhe atehere e qeshura e te pafajshmit do marre trajten e duhur.