Anisa Ymeri
Kemi drame shqipe?! Jo rralle perballesh me heshtje, kundrejt kesaj pyetjeje. Apo edhe me vorbulla mendimesh ne kafenete e zhurmshme, ku piqen tok njerezit e artit. Gjaknxehtet jane kategorike! Drama shqipe eshte inekzistente per ta. E te tjereve qe ju dhimbset, arsyetojne me keqardhje se niveli i saj nuk eshte ai i deshiruari, por, natyrisht, qe s'mund te injorosh ekzistencen e saj. Nisme per te vene dramen shqipe ne "podin e nderit" duket se eshte kjo e Ministrise se Kultures, e cila prej kohesh ka shpallur nje konkurs kombetar per "Dramen shqipe", dhe pas nje shqyrtimi te teksteve qe jane paraqitur, mes 5 veprave te perzgjedhura per fazen e fundit, do te dalin edhe 3 fituesit, qe shpallen me 14 dhjetor ne Teatrin Kombetar. Ende nuk dihet se sa impakt do te kene keto drama ne shoqerine shqiptare teksa do te shfaqen ne skenen kombetare, por ajo cka eshte e rendesishme per njerezit e teatrit eshte ky hap i hedhur, ne ndihme te drames qe prej kohesh uleret, SOS!
Nje juri me emra te njohur te letrave dhe teatrit, ka vleresuar tekstet e paraqitura ne kete konkurs, duke vecuar 5 dramaturget, Hysi, Capaliku, Krasniqi, Budina e Dibra. Sipas Mark Markut, nje prej anetareve te jurise te ketij konkursi, "qellimi ka qene qe te kete nje stimulim te atyre autoreve qe shkruajne drame". Por, pasi te jene zgjedhur edhe fituesit e ketij konkursi, c'do te ndodhe me to?! Ka nje pergjigje, ndonese keto 2 vite te fundit ne skenen e Teatrit Kombetar nuk kane munguar dramat shqipe. Sipas Markut, "kriter kryesor ka qene mundesia e venies se ketyre dramave ne skene, ndaj edhe ajo cka pretendohet eshte qe dramat me te mira te kene hapesire per t'u ngjitur ne skenen e TK-se, per te qene pjese e repertorit te tij". Nese kthehemi pak pas ne kohe, per te pare qe se paku ne sezonet e fundit artistike te TK-se, ka pasur apo jo drame shqipe, mund te numerojme 4 premiera te dramaturgeve shqiptare. "Drejt perendimit", "Korbi i bardhe", "Kambanat e muzgut" dhe "Kali i karroces", gati te gjitha pjesemarrese ne konkursin e drames shqipe, nisme e ish-drejtorit te TK-se, Armando Bora. E nese ne ate konkurs te me se 1 viti shkuar u paraqiten rreth 22 tekste drame, ne kete konkurs kombetar te drames shqipe, shpallur nga Ministria e Kultures, u paraqiten me se 30 tekste dramash. Dhe juria qe i ka seleksionuar dramat perbehet nga Besnik Bisha, Mark Marku, Gent Cocoli, Parid Teferici dhe Ema Andera.
Konkursi i drames nga Armando Bora
Ish-drejtori i Teatrit Kombetar per pak muaj, Armando Bora, me emerimin ne kete institucion, shpalli nje konkurs te drames shqipe. Dramaturget i kthyen jo pak syte drejt tij, duke paraqitur veprat ne ate konkurs. Prej tij, doli edhe nje prej dramave shqipe me te suksesshme ne skenen e TK-se, "Korbi i bardhe", i Mihallaq Luarasit. Por edhe "Kambana e muzgut", e Teodor Lacos. Asokohe, Bora u shpreh: "Ky konkurs hedh poshte edhe dyshimet per mosekzistencen e drames shqipe dhe pse nuk e ve ne dyshim qe jo te gjithe tekstet jane cilesore per t'u vene ne skene. Kjo klime, e shoqeruar edhe me disa projekte te tjera, do na nxjerre nga kjo gjendje". Ja pra, qe ne pak kohe, konkurse drame shqipe ka pasur dy. Dhe ne te nuk ka qene aspak kriter koha kur ato jane shkruar. I vetmi kriter ka qene cilesia e tyre dhe mundesia per t'u ngjitur ne skene.

Dramat e perzgjedhura nga konkursi
1. Ferdinand Hysi me "Jete qeni d.m.th., VIP, ose Vip Brothers".
2. Stefan Capaliku me "Alegreto Albania"
3. Gazmed Krasniqi me "Metropolis"
4. Robert Budina me "Simfoni pa orkester"
5. Ridvan Dibra me "Ne emer te atit"