Së paku 14 njerëz kanë humbur jetën nga sulmi në një tubim parazgjedhor, në provicën Kurram të Pakistanit. Burimet zyrtare thonë se rreth 45 njerëz të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.


Po sipas tyre, sulmi kishte në shënjestër një tubim të partisë Jamiat Ulema Islam, të liderit pro-taliban, Maulana Fazlur Rahman.


Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.


Mbi 60 njerëz janë vrarë deri më tash në Pakistan, në sulmet që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit./Indeksonline/