Të tjera rreth shkrimit VIDEO

PAKISTAN- Persona të armatosur kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar të Karaçit në Pakistan. Forcat vendase të sigurisë kanë luftuar më agresorët për rreth 6 orë, ku u plagosën 14 persona dhe mbetën të vrarë 28 të tjerë, 10 nga të cilët militantë. Në mesin e të vdekurve përfshihen roje të sigurisë së aeroportit dhe punonjës së agjencisë ajrore të shtetit të Pakistanit.
 
Ndërkohë, zëdhënësi i militantëve, Shahidullah Shahid tha se ishin ata që kishin kryer sulmin ne aeroportin e Karaç-it, si mesazh të qartë për qeverinë pakistaneze, “që ta dijë që ne jemi ende këtu, për të reaguar ndaj vrasjeve të njerëzve të pafajshëm nga sulmet me bomba në fshatrat e tyre”.
 
Talebanët e Pakistanit, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe vendosjen e ligjit të sheriatit, morën përgjegjësinë sulmin ne aeroport.
 
Sipas talebanëve, sulmi ishte një kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ushtrisë, në zonat kufitare me Afganistanin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)