Të paktën 16 militantë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore amerikane në Pakistan, në rajonet fisnore afër kufirit me Afganistanin


Nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh u vranë të paktën nëntë militantë, në fshatin Mosaki në rajonin e Vaziristanit Verior.


Nga ana tjetër, aeroplanët e forcave ajrore të Pakistanit kanë bombarduar disa baza të militantëve, ditën e dielë, duke i vrarë të paktën shtatë kryengritës.


Në shënjestër të këtyre sulmeve ishin bazat e tyre në malet ndërmjet rajoneve fisnore Orakzai, Khyber dhe Kurram.