Gjirokastër- Pala greke bllokon punën në të dy pikat doganore të qarkut të Gjirokastrës. Sipas policisë lokale bëhet e ditur se pala greke ka njoftuar se sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 të dyja pikat kufitare të qarkut të Gjirokastrës, ajo e Kakavijës dhe Tri Urat nuk do të funksionojë. Ndërkohë që nesër pikat e kalimit kufitar do të jenë të bllokuara për 24 orë. “Lëvizjet si në hyrje dhe në dalje do të jenë të bllokuara për shkak se pala greke është në grevë”- ka njoftuar policia e vendit fqinj.


Sipas të njëjtit njoftim bëhet e ditur se kalimi do të lejohet vetëm për urgjencat, për këmbësorët si dhe për kalimin, eksportin dhe importin e mallrave bujqësore dhe blegtorale që rrezikojnë të prishen nëse qëndrojnë gjatë.


Me këtë rast pala shqiptare bën thirrje që të mos ketë shumë lëvizje përgjatë këtyre orëve meqenëse bllokimi është i lajmëruar.