Drama e suksesshme e Arthur Millerit "Pamje nga ura" rikthehet ne skenen e Teatrit Kombetar ne datat 18-20 prill. Sic komunikon zyra e shtypit te TK-se, ky ndryshim ne kalendar behet pas kerkesave te jashtezakonshme te publikut ne metropol per te ndjekur kete pjese. Kryevepra e dramaturgjise amerikane, por edhe asaj boterore tingellon teper aktuale dhe trajton plage te shoqerise, integrimin e te emigranteve ne kulturat e vendeve ku ata shkojne per te siguruar nje jete me te mire, dilemat ekzistenciale te karaktereve dhe nje zberrthim te thelle dramatik te botes se tyre. Shfaqja rezulton deri tani si me e suksesshmja, persa i perket audiences te dekadave te fundit ne Teatrin Kombetar. Mjafton te permendim faktin qe vetem brenda dy muajve ajo eshte ngjitur plot 28 here ne skenen e TK-se. Regjia e "Pamje nga ura" eshte e Albert Minges, skenografia e Agim Zajmit, ndersa ne rolet kryesore interpretojne aktoret Timo Flloko, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Yllka Mujo, Holta Gixhari, Indrit cobani, Pirro Malaveci, Fadil Kujovsa, etj.



18 Prill 2008