TIRANE - Panxhari i bardhë rekomandohet posaçërisht në periudhën e dimrit, kur organizmi ka nevojë të madhe për mbrojtje nga infeksionet dhe viruset.

Japonezët e quajnë “pastrues trupi”, sepse pastron organizmin nga kolesterina dhe triglicerida, është diuretik aktiv i cili shkrin gurët, ndihmon në tretjen e yndyrës, qetëson bronkitin dhe eliminon kollën.

Panxhari i bardhë mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Ai përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin.

Panxhari i bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Zhduk puçrrat në lëkurë. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Panxhari i bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Përveç vitaminave, kjo perime përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin.

Panxhari i bardhë japonez stimulon punën e fshikëzës së tëmthit. Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës.

Rrënja hahet e papërpunuar, në formën e sallatës ose e përpunuar në mënyrë termike.

(er.nu/tg/BalkanWeb)