Papa Françesku ka shenjtëruar dy murgesha të shekullit të XIX, të cilat kanë jetuar në Palestinën e sunduar prej Perandorisë Osmane, duke u bërë kështu të parat katolike arabe që kthehen në shenjtore.




Marie Alphonsine Ghattas dhe Mariam Bawardy janë mes 4 shenjtorëve të reja, që Papa Françesku zyrtarizoi nga sheshi “Shën Pjetër” i Romës, këtë të diel.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, si dhe mbi 2000 pelegrinë të krishterë nga rajoni kanë marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të tyre.




Lëvizja shihet si një mjet i mbështetjes së Vatikanit për komunitetet e krishtera drejt pakësimit në Lindjen e Mesme.




Të shtunën, Ati i Shenjtë u takua me Presidentin Abbas në Vatikan, duke e quajtur atë “një ëngjëll të paqes”.




Vizita e Abbas në Vatikan erdhi vetëm pak ditë, pasi Vatikani njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës përmes një traktati, i cili thekson se Selia e Shenjtë është në favor të zgjidhjes dyshtetërore të konfliktit me Izraelin, si dhe i lejon Vatikanit të mbikëqyrë aspekte të jetës së Kishës Katolike edhe në zonat e kontrolluara prej Autoritetit Palestinez, të drejtuar nga Presidenti Abbas.




Izraeli, siç edhe mund të pritej, shprehu zhgënjimin e tij për këtë traktat, i cili përdor termin “shtet palestinez”.