Me te ardhurat tona shpenzojme per te blere mallrat dhe sherbimet qe na nevojiten. Blejme ushqime, veshmbathje, blejme libra dhe gazeta, paguajme energjine elektrike, ujin, gazin, paguajme telefonin etj. Pasi bejme gjithe keto pagesa, ne fund te muajit shohim nese kane mbetur me para per te shpenzuar. Nese nuk mbetet asgje, atehere gjithcka eshte e thjeshte. Por nese ka mbetur dicka, atehere duhet te marrim nje vendim: Te kursejme edhe qindarken. Shoqata Shqiptare e Bankave me nje material te posacem jep disa shpjegim te thjeshta qe vlen per te gjithe ata qe planifikojne te kursejne.


Pa kursime


Mendoni per nje moment se, cfare do te ndodhte sikur askush te mos kursente asgje. Ne nje bote pa kursime nuk do te mundeshit te benit shpenzime te medha per ngjarje te rendesishme te jetes suaj. Pa kursime nuk blen dot gjera te vecanta qe te pelqejne shume. Pa kursime mund ta kesh veshtire te jetosh ne rast se semuresh apo mbetesh i papune. Kursejme qe te blejme gjerat speciale qe na pelqejne aq shume. Kursejme qe te perballojme rastet urgjente qe na krijohen atehere kur nuk i presim. Pa kursyer


mbetesh pa varrosur. Pa kursime nuk ka as pushime. Kur kursejme, secili prej nesh heq dore nga kryerja e shpenzimeve ne kete moment me qellim qe te kete mundesi te shpenzoje ne te ardhmen. Pra, duke kursyer ulim aftesine per te shpenzuar sot duke rritur ate te ardhme.


Cfare duhet te kemi parasysh


Kur i investojme kursimet duhet te kemi parasysh sigurine e tyre, sa likuid eshte investimi dhe cili eshte fitimi i mundshem prej tyre. Do te ishte shume mire qe kursimet te ishin 100% te sigurta, teresisht likuide dhe me fitim maksimal. Por nje gje e tille nuk eshte e mundur. Nese duam, per shembull, me shume fitim, atehere nuk mund te kemi kursime 100% te sigurta apo teresisht likuide. Prandaj, kur investojme kursimet, duhet te kemi parasysh se, cfare ka me shume vlere per ne nga keta tre elemente.


Pastaj mund te zgjedhim menyren me te mire te investimit qe i pershtatet preferences sone. Kur zgjedhim nje investim likuid, atehere kjo do te thote qe ky investim mund te kthehet shume shpejt ne para te gatshme. Shpejtesia me te cilen nje investim konvertohet ne cash, quhet shkalle likuiditeti. Shkallen me te larte te likuiditetit e kane parate qe mbahen ne shtepi, ne sirtar apo poshte dyshekut sepse ato jane para. Por kur i mbajme kursimet ne kete menyre, atehere nuk fitojme prej tyre asgje dhe as nuk i kemi te sigurta. Kur i depozitojme kursimet ne banka, atehere investimi eshte me pak likuid sepse nuk mund t'i terheqesh parate ne cdo kohe. Por rritet fitimi qe ne marrim prej ketij investimi ne formen e interesit te fituar. Sa me afatgjate te jete depozitimi, aq me shume interes paguhet per te. Nje arsye eshte se sa me afatgjate depozitimi, aq me pak likuid behet investimi. P.sh., norma e interesit qe paguhet per llogarine rrjedhese eshte me e vogel se ajo qe e di qe parate nuk do t'i kem ne dore, por te pakten do te fitosh dicka. Tani nuk t'i vjedh kush parate dhe ke nje depozite me afat 1 vit. Ne rastin e pare parate mund t'i levizesh nga llogaria ne cdo kohe, ndersa ne rastin e dyte duhet te respektosh afatin. Kur blejme me kursimet prona te patundshme apo vepra arti, atehere mundesia per t'i konvertuar ne para eshte me e ulet. investime te tilla nuk jane shume likuide.


Rendesia per ekonomine


Kursimet jane te rendesishme per ekonomine shqiptare. Nese nuk do te kurseheshin para, atehere nuk do te kishte fonde ne dispozicion per te blere makineri, ndertesa dhe te tjera pajisje te nevojshme per te zhvilluar ekonomine. Sepse per te ndertuar, per te celur nje punishte apo fabrike etj., duhen shume para. Askush i vetem nuk do te mund t'i kishte keto para, por ato duhet te merren hua. Dhe, qe te merren hua, duhet qe dikush tjeter te kurseje. Kursimet e te gjithe popullsise mblidhen nga bankat dhe institucione te tjera te specializuara dhe u jepen hua atyre qe investojne. Duke investuar krijohen vende pune, rriten te ardhurat dhe mireqenia.


Niveli i normave te interesit


Norma e interesit eshte cmimi i parase se dhene ose te marre hua. Prandaj niveli i saj percaktohet ne radhe te pare nga kerkesa dhe oferta per kredi e depozita. Per shembull, nese rritet kerkesa per kredi, atehere edhe cmimi i kredise, d.m.th. norma e interesit, rritet


dhe e anasjellta. Kerkesa dhe oferta per kredi dhe depozita ndikohet nga teresia e vendimeve qe marrin bizneset dhe individet ne lidhje me depozitat dhe huate. Kur depozitoni para ne banke rritet oferta per kredite ne ekonomi, sepse banka ka mundesi qe te jape me shume hua. Qeveria Shqiptare shet bono thesari kur blini nje apartament dhe i keni marre borxh bankes rrisni kerkesen per kredi ne ekonomi Kur blini bono thesari, rritet oferta per kredi ne ekonomi, sepse i jepni borxh qeverise shqiptare interesi percaktohet edhe nga norma e inflacionit. Ne fakt, nje arsye se perse paguhet interesi, eshte inflacioni. Cdokush qe depoziton parate apo i jep ato hua per njefare kohe, kerkon te jete i siguruar qe kur t'i terheqe nga banka apo kur t'i kthehet kredia.


Normat e interesit dhe ekonomia


Niveli i normave te interesit ka nje ndikim te konsiderueshem ne ekonomi. Kur normat e interesit jane te uleta, atehere eshte me e lehte per njerezit te marrin hua per te blere banesa, pajisje shtepie, automobile. Duke u shtuar blerjet rritet kerkesa per prodhimin e pajisjeve dhe automobilave apo ndertimin e banesave, rritet aktiviteti per shoqerite qe i tregtojne apo firmat qe i prodhojne. Keto te fundit, per te perballuar kerkesat e rritura, investojne me shume ne kapacitetin prodhues e ndertues, hapin vende te reja pune dhe keto investime shtese i financojne duke marre kredi nga bankat. Ne kete menyre, ekonomia zhvillohet. Nderkohe keto perfitime humbasin kur norma e interesit eshte e larte. Nje norme e larte interesi nuk ndikon shume tek niveli i depozitimeve. Nga njera ane, depozituesit rrisin kursimet per te perfituar prej normes se larte te interesit dhe nga ana tjeter, rritja e te ardhurave prej depozitave i ben ata te ndihen me te pasur, per pasoje te shpenzojne me teper.