parisi ne smogParisi është në alarm nga niveli i lartë i smogut, që konkurron metropole aziatike, si Pekini, Shangai e Delhi. Ndaj dhe qeveria do të zbatojë të hënën një plan emergjence.

Gjysma e automjeteve nuk do të lejohen të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit dhe qytezave përreth.

Do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet, me shifra tek në targat e tyre, automjetet elektrike dhe taksitë. Ata që do të qarkullojnë jashtë rregullave do të gjobiten.

Plani u miratua pas kërkesës së kryetares së Bashkisë së Parisit An Hidalgo. Referuar ekspertëve, ajo tha se këtë fundjavë, cilësia e ajrit do të tejkalonte kufirin e rrezikshërisë për shëndetin e qytetarëve.

Cilësia e ajrit në Paris ka arritur në nivelin 136, sipas portalit në internet për cilësinë e ajrit Plumelabs, më keq se Pekini dhe Delhi.

Ekspertët thonë se niveli i pluhurit në ajër përbën rrezik të madh për shëndetin publik dhe mund të shkaktojë masivisht azëm, alergji dhe çrregullime të tjera në rrugët e frymëmarrjes.

Qeveria franceze pritet të miratojë një rregullore, që do të nxjerrë jashtë përdorimit automjetet që shkaktojnë nivel të lartë ndotjeje.