Parisi ra sot pre e nostalgjise. Parizianet organizuan sot piknikun e pervitshem qe kujton vitet mes dy Luftrave Boterore kur Parisi ishte me te vertete qendra e botes.


Te rinjte qe e ndjekin kete tradite prej kater vitesh ishin veshur sot me rroba te asaj periudhe dhe hipur neper bicikleta kaluan neper qendren e qytetit dhe u drejtuan ne nje park ne periferi per nje piknik.


Parisi i viteve 1930 ishte epiqendra e nje levizjeje kulturore qe mblodhi ne ate qytet emra te medhenj te artit si Pikaso Matis shkrimtare te fashem nder te cilet nobelistin amerikan Ernest Heminguej. Por mbi te gjitha Parisi i asaj kohe ishte nje qytet ne avangarde te prirjeve sociale.


Ne vitin 1936 nje ligj i miratuar ne France u njohu punetoreve te drejten per pushime vjetore. Ishte hera e pare ne bote qe aplikohej nje koncept i tille. Ky ligj u perjetesua permes filmit fotografik ne mijera kujtime te pariazianeve duke festuar pushimet e para te paguara nga puna.


Atmosfera e atyre viteve e sjelle ne jete ne nje aktivitet te organizuar nga pasardhesit e atij brezi sot ne Paris.