Parlamenti miratoi me konsensus ndryshimin e Kodit Civil, për shpifjen dhe fyerjen, si një nismë e ndërmarrë që në 2007-ën në funksion të zgjerimit të lirisë dhe medias, duke dekriminalizuar këto vepra penale. Ministri i Drejtësisë Halimi tha se ligji i sapomiratuar dhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal shkojnë në përputhje me realitetin në gjyqësorin shqiptar për trajtimin e çështjeve të tilla dhe me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Parlamenti miratoi dhe disa projekt-ligje tjera, të cilat kanë në fokus bujqësinë dhe mjedisin, ndër të cilat dhe atë që zgjeron kompetencat e autoriteteve vendore për administrimin e territorit të tyre. Po ashtu Kuvendi zgjati me dy javë të tjera punën e komisionit hetimor për Kreshnik Spahiun