ukrTë paktën një oficer i Ukrainës u vra nga persona të armatosur pro- rusë në qytetin lindor Sloviansk, ndërkohë që të dy palët raportojnë për viktima. Por a është kjo nisja e një lufte, pyet gazetari i BBC, David Stern në shënimin e tij


 


Autoritetet në Ukrainë kanë thënë se do përgjigjen ushtarakisht ndaj çdo inkursioni të Rusisë në lindje të vendit të tyre. Tani, ata po e akuzojnë Moskën për akte agresioni dhe orkestrim, në mos zbatim konkret, të pushtimit të godinave qeveritare.


Pyetja që po shtrohet gjithmonë e më shumë është: A do thotë kjo luftë? Ose a mundet qeveria që të vazhdojë të realizojë nga këto operacione anti- terroriste dhe në njëfarë mënyrë të ndalojë këtë kryengritje në rritje pa shkuar tek një konflikt i përmasave të mëdha?


Pjesë të mëdha të Ukrainës lindore janë duke dalë nga kontrolli i Kievit. Gjithnjë e më shumë stacione policore dhe godina të qeverisë po bien në duar të personave të armatosur të paidentifikuar, që mbajnë armë ruse dhe që ngjajnë shumë me ato forca me të cilat Rusia mori Krimenë.


Qeveria e Kievit duket se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të përdorë forcën. Kjo zgjidhje duket se është bërë për ta.